Home Uncategorized Policia e Serbisë arreston dy kosovarë në Merdare, dyshohet se kanë hyrë...

Policia e Serbisë arreston dy kosovarë në Merdare, dyshohet se kanë hyrë në territor të Serbisë

182
0

Policia serbe ka arrestuar dy qytetarë të Podujevës të cilët për shkak të mjegullës dyshohet se mund të kenë dalur në territorin e Serbisë.

“Pas pranimit të informacionit se dje pasdite dy persona afër fshatit Mirovc-Merdar mund të jenë çorientuar si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalur në territorin serbë, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime të menjëhershme dhe është interesuar duke kontaktuar edhe palën tjetër në kufi,

ku nga zyrtarët kompetent të pikëkalimit kufitar me shtetin fqinjë ka marr konfirmimin nga ta se dy personat shqiptarë të Kosovës janë ndaluar nga autoritetet policore serbe,

janë duke e trajtuar rastin e tyre dhe sipas tyre nuk mund të japin më shumë informacione për shkak të procedurave të mëtejme”, ka bërë të ditur për IndeksOnlie Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here