Home Uncategorized Ja si qytetarët ‘pushtuan’ Brezovicën për fundjavë, shkelen masat anti-covid

Ja si qytetarët ‘pushtuan’ Brezovicën për fundjavë, shkelen masat anti-covid

115
0

Qytetarë të shumtë sot sërish frekuentuan Qendrën e Skijimit në Brezovicë edhe pse një ditë më përpara inspektoriati dhe policia e Kosovës kishin shpërndarë turmën e qytetarëve të cilët kishin vizituar Brezovicën duke mos respektuar masat anti-covid.

Pronarë të bizneseve në këtë pjesë thonë se organizimet e ekskursioneve po ndikojnë negativisht në punën e tyre pasi po bëhet grumbullimi i qytetarëve.

Skijatorët thonë se të gjitha masat po respektohen nga ana e tyre dhe se nuk duhet të ndalohet zhvillimi i këtij sporti.

Menaxheri i Qendrës së Skijimit thotë se ky sport nuk ndikon në shpërndarjen e virusit.

Në Brezovicë u panë edhe kolona të gjata./rtk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here