Home Uncategorized Buzhala e quan tigër prej letre dhe imituese të Hashim Thaçit, Vjosa...

Buzhala e quan tigër prej letre dhe imituese të Hashim Thaçit, Vjosa Osmanin

134
0

Ditën kur Presidentit Hashim Thaçi iu vunë prangat nga Tribunali Special, bashkë me të në paraburgim përfundoi edhe një pjesë e Vjosa Osmanit. Kështu e nis një shkrim gazetari Berat Buzhala, i cili ka shkruar për profilin e kryekuvendares, Vjosa osmani.

Sipas Buzhalës, Osmani ka investuar shumë në ish presidentin Thaçin, saqë tash assesi nuk dëshiron të pajtohet me faktin që në momentin kur ajo u vesh me pushtet maksimal, duke i pasur të sajat dy prej tri pozitave kryesore në vend, obsesioni i saj politik u zhduk nga skena politike.

“I ka mbetur vetëm Isa Mustafa, me të cilin, në një trajektore prej 10 vjetësh, herë është përqafuar, herë është sharë. Më shumë duket si një “love and hate relation” sesa një armiqësi. Nëse rastësisht edhe ky largohet, atëherë Vjosës i duhet ta rizbulojë veten nga e para. Duhet të ulet dhe ta pyes veten: Për çka qëndroj unë?”, shkruan Buzhala.

Me tutje Buzhala shkruan se është mjaft ironike kjo, por Vjosa, duke u marrë vetëm me Thaçin, ka filluar edhe t’i përngjajë dhe ta imitojë atë.

“Impulsi i saj i parë është hakmarrja, kurse vesi më i madh është egoizmi. Nuk i zë besë askujt, kurse ajo është qendra e universit. Charles Darëin, në Teorinë e tij të Evolucionit thotë se nuk janë speciet më të forta ato që mbijetojnë, e as ato më inteligjentet, por janë ato që u përshtaten më së shumti ndryshimeve. Adaptohu ose vdis. Megjithatë, largimi nga skena i z.Thaçi duket të jetë adaptim i vështirë për Vjosën. Ajo e dëshiron atë gjithqysh në skenë, sepse ai ishte frymëzimi i vetëm i saj”, shkruan ai.

Buzhala thotë se pozitat që Vjosa momentalisht i mban më shumë e frustrojnë sesa e përmbushin, pasi e di, thellë në vete, se, ndonëse është personi më i fuqishëm në vend, të dy pozitat i ka të falura.

Në këtë shkrim gazetari Buzhala, e ka quajtur Osmanin, tigër prej letre.

“Ajo po i merr “llajkat” dhe duartrokitjet e Albinit ose të atyre që Albini po u bën shenjë, por ata “llajka” kurrë nuk do të përkthehen në votë për të, përveç nëse subordinohet në Lëvizje. Për të kuptuar se sa është çmimi i tyre i vërtetë në treg, Vjosa le të bisedojë pak me Shpend Ahmetin. Nuk ka dyshim që Vjosa e di se cila është vlera e saj momentale në tregun politik. Fatkeqësisht, këtë e dinë edhe kundërshtarët e saj politikë”.

“Nëse do të shërbehemi me gjuhën e shokut Mao, Vjosa është një tigër prej letre. Prandaj, siç ka thënë Ciceroi, oratorët janë më së shumti të ashpër atëherë kur kauzat i kanë të dobëta. Ai është momenti kur ata përdorin gjuhë brutale, kur kërcënojnë me padi ndaj të gjitha medieve, por që, sa më e ashpër të jetë gjuha e tyre, aq më pak njerëz frikësohen prej saj”, shkruan me tutje Buzhala.

Buzhala thotë se shumë shpejt do të shihet pesha e vërtetë e Osmanit. Madje, sipas tij, përballja me të vërtetën do të jetë e hidhur.

“Sido që të jetë, ajo që ka kërkuar vazhdimisht të jetë në krye të listave, që të jetë e para, shumë shpejt do ta kuptojë peshën e saj të vërtetë. Përballja me të vërtetën do të jetë e hidhur. Kurdo që do të mbahen zgjedhjet, ajo do ta kuptojë të vërtetën e hidhur. Listat zgjedhore për të mbeten të hapura, ajo do të ketë mundësi që të bëhet pjesë e tyre, por vendet e para në lista janë të zëna. “Dr. Osmani dhe Dr. Avdyli e dinë që krijimi i një liste zgjedhore vetëm nga ata të dy do të ishte një ruletë ruse, por që brenda revoles nuk mungon asnjë fishek. Atëherë, ajo, në vend të ruletës ruse, quhet vetëvrasje”, shkruan Buzhala.

Gazetari Buzhala, shton se politikisht, Vjosa Osmani në muajt e fundit ka ecur shumë përpara, pasi mori shumë vota dhe shumë pozita. Sidoqoftë, sipas tij, ajo tash ka përfunduar në majë të shkallëve të cilat përfundojnë aty, sepse nuk e ka as Thaçin afër që ta ndihmojë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here