Home Uncategorized Ambasada e Kosovës në Gjermani me njoftim për kosovarët që udhëtojnë drejt...

Ambasada e Kosovës në Gjermani me njoftim për kosovarët që udhëtojnë drejt këtij shteti

190
0

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar kosovarët të cilët udhëtojnë dhe veprojnë në Gjermani për vendimet e reja të cilat u morën në kuadër të ndalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Nga kjo ambasadë u se nga data 16 dhjetor 2020, Gjermani do jetë e mbyllur sërish deri me 10 janar, transmeton lajmi.net.

“Do të mbylljen dyqanet e tregtisë me pakicë, me përjashtim të dyqaneve për nevojat e përditshme. Restorantet mbeten të mbyllura dhe do të kenë të drejtë sikurse dhe tash të ofrojnë ushqime për marrje me vete për t’u konsumuar në shtëpi. Po ashtu nuk do të lejohet konsumimi i alkoolit apo mbledhjet në vende publike. Gjithashtu mbyllen edhe floktoret, studiot e kozmetikës, tatuazhit etj. Të hapura do të mbeten vetëm dyqanet për gjësende ushqimore e higjienike dhe dyqanet për shitje me shumicë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Tutje u shtua se shkollat, kopshtet, dhe institucionet e kujdesit ditor do të mbyllen po kështu. Përjashtim do të ketë, sikurse në verë, vetëm për fëmijët, prindërit e të cilëve nuk kanë mundësi të kujdesen vetë për ta, sepse janë në punë ku nevojitet prania fizike. Mësimi shkollor për këtë periudhë, ose do të ndërpritet, ose do të kalohet në distancë. Këtë e vendos secili land më vete.

Gjithashtu u theksua se kontaktet duhet të reduktohen në maksimum.

Lejohen vetëm tubime me pesë vete, me anëtarë nga maksimumi dy familje, mundësisht gjithmonë të njëjtat. Përjashtim do të ketë nga data 24 deri në 26 dhjetor. Përveç familjes mund të ftohen edhe katër të afërm të gradës së parë, plus fëmijë deri në 14 vjeç.

Për të gjithë të interesuarit që duan të udhëtojnë në Kosovë: kuftintë nuk janë mbyllur por për këtë duhet respektuar masat e paraparara nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë për testimet dhe karantinimet”./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here