Home Uncategorized Humbe jeten punëtori në Ferizaj, gjatë punimeve te nënkalimi i qytetit

Humbe jeten punëtori në Ferizaj, gjatë punimeve te nënkalimi i qytetit

134
0

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se sot ka humbur jeten një punëtor, i moshës 50 vjeçares, derisa po punonte në projektin “Bashkimi i Qytetit”

Komuna përmes një njoftimi për media bën të ditur se i ndjeri ishte punonjës i kompanisë kontraktuese për kryerjen e punëve

“Pasditen e sotme, një ngjarje tragjike ndodhi në njërin nga segmentet e punës në projektin infrastrukturor “Bashkimi i Qytetit”, me ç’rast njëri nga punonjësit e kompanisë kontraktuese mori lëndime të rënda që pas përcjelljes në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi, i cili tha se ende nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri te ky rast.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here