Home Uncategorized ‘Drejtësi për Klodianin’/ Flaka dhe gazi lotsjellës mbulon Tiranën, protestuesit shoqërohen dhunshëm

‘Drejtësi për Klodianin’/ Flaka dhe gazi lotsjellës mbulon Tiranën, protestuesit shoqërohen dhunshëm

121
0

Protesta për rastin e Klodian Rashës, vijon me grupe të ndara në kryeqytet.

Disa persona të një grupi protestuesish tek Rruga e Elbasanit, janë tashmë duke u shoqëruar nga policia.

Në pamje duket flaka që u është vënë në disa raste koshave të mbeturinave, ndërsa nuk kanë munguar as dëmtime të tabelave apo semaforëve në rrugë.

Siç raportojnë gazetarët nga terreni, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbizotëron gazi lotsjellës për shpërndarjen e grupeve të protestuesve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here