Home Uncategorized Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

174
0

Ngjarjet e paralajmëruara për sot.

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:30)

Shoqata për fibrozë cistike proteston për shkak të mungesës së barnave për fibrozë cistime, mungesën e mjekëve për këtë sëmundje dhe spitalit. (Para MSH-së, ora 10:00)

Mbahet mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës së Podujevës ku do të bëhet betimi dhe do të nënshkruhet deklarata solemne për marrjen e detyrës së kryetarit Shpejtim Bulliqi, në zgjedhjet e 29 nëntorit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në ish-objektin e Komunës së Podujevës, ora 10:00)

Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon debatin “Si ta ndërtojmë një shoqëri të barabartë dhe gjithëpërfshirëse”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:30)

Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në vënien e gur-themelit të ShFMU “Tre Dëshmorët”. (Vrajakë-Bratotin, Komuna e Rahovecit, ora 11:00)

Muhamet Malësiu, drejtor i Departamentit të mjedisit dhe ujërave dhe Gani Berisha, drejtor i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit raportojnë në Komisionin hetimor parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 11:00-13:00)

Bashkim Ramosaj, kryetar i Komunës së Deçanit, raporton në Komisionin hetimor parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00- 15:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Haxhi Arifin, ish- anëtar i Bordit, përfaqësues i sindikatave të punëtorëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 14:00)

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Ekrem Hajdarin, ish- drejtor menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 14:00)

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Mrika Tahirin, ish-drejtore menaxhuese. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 15:00)

Organizohet “Peja Jazz” një seri tradicionale koncertesh që fokus kryesor e kanë promovimin e muzikës xhaz dhe ideve të reja progresive. (Kinemaja “Jusuf Gërvalla” Pejë, ora 17:00)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here