Home Uncategorized 10 % i trustit, mashtrim apo ndihmë për qytetarët?!

10 % i trustit, mashtrim apo ndihmë për qytetarët?!

209
0

Pas shumë mundimesh dhe pritje, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar pas muaj të tërë përpjekjeje Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. Me 72 vota për dhe asnjë kundër u votua ky projektligj.

Ndonëse kishte kaluar më lexim të parë, në lexim të dytë, ky projektligj, arriti të votohej, pas dakordimeve që pati midis partnerëve të koalicionit qeveritar me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila dy ditë më parë edhe dërgoi kërkesën për mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme.

Pas miratimit, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në fjalimin e tij para deputetëve theksoi se në 3-mujorin e parë e vitit të ardhshëm shpreson që paratë do të shpërndahet për të gjithë përfituesit e rimëkëmbjes ekonomike.

Theks i veçantë në këtë projektligj ka edhe çështja e trusti, respektivisht 10% i marrjes nga kontributdhënësit.

Mjetet e tërhequra nga pjesëmarrësit e të cilët kanë kursime deri në 9.999 mijë euro kompensohen në formë rimbursimi, duke filluar nga viti 2023, sipas formulës dhe metodologjisë së rimbursimit që vendoset me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës në afatin prej gjashtë muajsh nga miratimi i këtij ligji.

Ndonëse VV e kundërshtonte këtë praktikë me arsyetimin se nuk ndihmon vendin, pozita e sheh si infuzion ekonomik. Në anën tjetër Trusti thotë se do ta bëjë të ditur uebfaqen ku do të mund të aplikohet për 10%-shin si dhe do të japin detajet për aplikim.

Në kuadër kësaj pako pritet që të përdoren 170 milionë euro kthime të kursimeve pensionale për kontributpaguesit nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Se sa do të jetë e dobishme apo jo kjo formë e tërheqjes së 10% të trustit,koha do e dëshmoj. Mbetet të pritet dhe kuptohet se kush ka të drejtë VV apo qeveria?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here