Home Uncategorized Kryeziu: Rritja e Vetëvendosjes është produkt i besimit qytetar

Kryeziu: Rritja e Vetëvendosjes është produkt i besimit qytetar

146
0

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas fitores së kësaj partie në bastionin e LDK-së në Podujevë, pas 20 vjet të qeverisjes lokale.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se ata që mendojnë se rritja e Vetëvendosjes është produkt i votës kundër, e kanë gabim dhe se sipas tij, e kanë për qëllim ta zbehin rritjen e hovshme të saj.

Postimi i plotë:

Në përpjekje për ta zbehur rritjen e hovshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe me qëllim që ta amortizojnë disponimin e qytetarëve për ndryshim, së fundi po e dëgjojmë çdo herë e më shumë argumentin se vota për Lëvizjen nuk është për të sa është votë ndëshkimi për të tjerët.

Ndonëse është e paqartë së çfarë duan të thonë me këtë, përballë kësaj qëndron një fakt që e përmbysë këtë logjikë. Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen e ka marrë hovin më të madh pikërisht gjatë kohës sa ajo qeveriste.

Sipas studimit të UNDP-së të majit 2020, në prill të këtij viti 61% e qytetarëve ishin të kënaqur me qeverinë, kurse 65% me kryeministrin e vendit. Pra, qytetarët asnjëherë më parë nuk kanë qenë më të kënaqur me qeverinë dhe kryeministrin se sa gjatë Qeverisë Kurti.

Vota e para 6 tetorit 2019 mund të ketë qenë votë kundër të tjerëve që keqqeverisnin e për Lëvizjen që ofronte alternativë, por pas 3 shkurtit 2020 vota për është për mirëqeverisjen e pashoqe të Lëvizjes e kundër atyre që ishin të pashoqë në keqqeverisje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here