Home Uncategorized Sot ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jasharit

Sot ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jasharit

72
0

Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do t’i bënte 65 vjet.

Adem Jashari ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skenderaj.

Ai është një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari ishte kryekomandanti i UÇK-së.

Së bashku me të vëllanë e tij Hamzën, Ademi ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore-ushtarake jugosllave e sulmuan shtëpinë e tyre në mars të vitit 1998, ku ai ra heroikisht së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij.

Ky është rast unik në historinë e luftërave. Ai mban titullin “Komandant Legjendar i UÇK-së”. Titullin “Hero i Kosovës” iu dha në vitin 2008.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here