Home Uncategorized Isa Mustafa e harron shpejt Grenellin e Trumpin, “hidhet” në krahun e...

Isa Mustafa e harron shpejt Grenellin e Trumpin, “hidhet” në krahun e Biden

145
0

Isa Mustafa e harron shpejt Grenellin e Trumpin, “hidhet” në krahun e Biden
***
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Amerikën me rastin e zgjedhjes së Joe Biden si president.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se SHBA bëri zgjedhjen e merituar.

Ndër të tjera Mustafa ka thënë se ka pasur rastin ta takojë dhe të bisedojë disa herë Bidenin, të cilin e quan njeri të mrekullueshëm.
Joe Biden rrëmbeu 20 votat elektorale në Pennsylvania dhe kështu u bë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara.
Postimi i tij i plotë:

SHBA, bëri zgjedhjen e merituar. Demokrati Joe Baiden mori përkrahje te gjerë për President të shtetit më të fuqishëm në botë. Miku dhe përkrahësi i Kosovës!
Pata rastin ta takojë dhe të bisedoj disa herë me këtë njeri të mrekullueshëm. Urime Amerikë! IM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here