Home Uncategorized Pas 16 vitesh martesë vëllau i Vlora Dumoshit bëhet me djalë

Pas 16 vitesh martesë vëllau i Vlora Dumoshit bëhet me djalë

119
0

Minsitrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi është bërë hallë.

Nusja e vëllait të saj, Valonit, Merali solli në jetë një djal pas 16 vitesh martesë.

Djalit emrin ja kanë lënë Ben. Ministrja i ka uruar nipit të saj që të bëhet faqebardhë e burr i shqiptarisë.

Ky lajm ka gëzuar familjen Dumoshi.

Znj. Vlora Dumoshi është aktualisht Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës.

E lindur në Prishtinë, ajo kreu studimet universitare në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Ka përvojë mbi 20 vjeçare në fushën e arsimit, rinisë e kulturës.

Nga viti 1996-1999, shërbeu si koordinatore e programit edukativo-kulturor në kuadër të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur ku përfshihej puna në fushën e arsimimit dhe angazhimit me të rinj të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë. Për gjatë studimeve universitare, ishte pjesëmarrëse aktive e organizatave studentore, veçmas duke dhënë kontribut të veçantë në revistën studentore “Bota e Re”.

Pas vitit 1999, punoi si zyrtare civile në kuadër të Forcave Paqeruajtëse të SHBA-ve për Kosovë dhe Bosnje, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë periudhës 2002-2009, menaxhoi programet edukativo-arsimore në kuadër të organizatës ndërkombëtare humanitare, Catholic Relief Services ku përfshihej puna me komunitete të etnive të ndryshme në Kosovë.

Nga viti 2009 deri më 2013, znj. Dumoshi shërbeu si Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës. Ishte Shefe e Stafit të Kryeministrit të Kosovës, Z. Isa Mustafa, gjatë periudhës 2014-2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here