Home Uncategorized Dalin faktet se mishi i kuq e shkakton kancerin

Dalin faktet se mishi i kuq e shkakton kancerin

119
0

Gjatë viteve, shkencëtarët kanë demonstruar një lidhje të fortë midis konsumimit të mishit të kuq dhe kancerit. Sidoqoftë, ata ende janë duke i analizuar mekanizmat që e drejtojnë këtë marrëdhënie, shkruan Medical News.

Autorët e një studimi të fundit të publikuar në revistën shkencore “BMC Medicine”, kanë argumentuar se të paktën një pjesë e përgjigjes së kësaj dileme qëndron tek sistemi imunitar.

Të ushqyerit dhe zakonet dietike luajnë një rol të rëndësishëm në një gamë të gjerë të gjendjeve shëndetësore përfshirë këtu diabetin, kancerin, hipertensionin dhe të gjitha sëmundjet kardiovaskulare.

Mishi I kuq dhe mishi I përpunuar kanë marrë një vëmendje në këtë aspekt. Të dy këto lloje te mishit kanë qenë të përfshirë në rritjen e rrezikut të kancerit, por mënyra se si ata e kanë këtë ndikim ende nuk dihet me siguri.

Gjithsesi, në studimin e fundit shkencëtarët pretendojnë se roli I një acidi të quajtur N-glikilneuraminik(Neu5Gc), është mjaft I rëndësishëm në këtë aspekt. Neu5Gc është një karbohidrat apo sheqer I pranishëm në produkte të prodhuara nga gjitarë dhe është I pranishëm edhe në mishin e kuq dhe qumështin e lopës. Ai gjendet shumë pak edhe në disa lloje të peshqve por jo tek shpendët.

Njerëzit nuk mund ta sintetizojnë këtë karbohidrat por kur e konsumojmë, sasi të tij akumulohen në sipërfaqe të qelizave. Kur qelizat imune hasin këtë material “johuman”, prodhohen antitrupa në shenjë mbrojtjeje. Si rezultat, ekspozimi afatgjatë ndaj këtyre antitrupave nxit inflamacionin dhe kancerin tek njerëzit.

Pra, në këtë studim është demonstruar një lidhje në mes të niveleve të antitrupave Neu5Gc në qarkullim dhe rrezikut të kancerit kolorektal.

“Për vite me rradhë është tentuar të gjendet lidhja në mes të konsumimit të mishit të kuq dhe kancerit kolorektal, dhe më në fund ne e realizuam atë. Duke përdorur të dhëna nga 16.149 të rritur ne arritëm të gjejmë lidhjen molekulare në mes te mishit dhe sëmundjeve siç është kanceri”, tha Dr Veder Padlet, autor I studimit nga Universiteti Tel Aviv në Izrael.

Tani shkencëtarët duke kombinuar njohuritë e mëparshme dhe të dhënat e siguruara nga studimi I ri, thonë se kjo teori është bërë më e forte, pra: Konsumimi i produkteve të gjitarëve, të tilla si mishi I kuq dhe qumështi rrisin sasinë e Neu5Gc në sipërfaqet e qelizave. Nga ana tjetër, kjo rrit nivelin e antritrupave qarkullues anti-Neu5GC, dhe si rezultat shkaktohet inflamacioni qelizor, I cili jo rrallë herë përfundon me kancer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here