Home Uncategorized Kështu pritet të jetë moti gjatë ditëve të para të nëntorit

Kështu pritet të jetë moti gjatë ditëve të para të nëntorit

73
0

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale të shkurtra kohore me diell dhe vranësira. Pasdite pritet kthjellim i motit dhe intervale më të gjata kohore me diell.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vende-vende me vranësira kalimtare.

Nga e Hëna na pret moti ngjashëm, me alternime mes vranësirave, intervaleve kohore me diell dhe rigave të dobëta lokale të shiut. Reshje të dobëta afatshkurtra priten kryesisht në disa vise të Kosovës. Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale./Meteoballkan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here