Home Uncategorized Hyjnë në fuqi nga nesër, këto janë të gjitha masat e reja...

Hyjnë në fuqi nga nesër, këto janë të gjitha masat e reja anti-COVID në Kosovë

216
0

Pas rritjes së rasteve me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë ditën e djeshme mblodhi Komitetin për Vlerësimin dhe Koordinimin e Situatës Epidemiologjike, ku u morën disa masa të reja për ta luftuar këtë virus ngjitës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas këtij takimi, tregoi për masat e reja anti- COVID që do të hyjnë në fuqi nga dita e hënë.

Sektori i gastronomisë u kufizua sa i përket orarit të punës, ku të gjitha qendrat tregtare dhe gastronomia do të mbyllen nga ora 21:00 deri në orën 05:00, përveç shërbimit take-away(merr me vete).

Poashtu kufizim të lëvizjes do të kenë edhe qytetarët mbi moshën 65 vjeçare.

“Personave mbi moshën 65 vjeç u lejohet dalja jashtë shtëpisë nga ora 06:00-10:00 dhe nga 16:00-19:00. Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga paraqitja në punë/punojnë on-line nga shtëpia”, tha Zemaj.

Këto masa do të shqyrtohen pas dy jave për t’i analizuar efektet e dhëna në raport me situatën pandemike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here