Home Uncategorized Avokati Koci: Pas 32 viteve kam vendosur të ‘ndahem’ me gruan time

Avokati Koci: Pas 32 viteve kam vendosur të ‘ndahem’ me gruan time

302
0

Avokati i njohur Arianit Koci, ka habitur me shkrimin e tij ditën e sotme në Facebook ku ka njoftuar se ka vendosur të ndahet nga bashkëshortja e tij Merita.

“Pas 32 viteve të kaluara në dashuri e lumturi, une e Merita kemi vendosë me i nda rrugët.Shkurorëzimi po bëhet me marrëveshje, por iniciativa është e imja” shkruan Koci në Facebook.Por ky lajm nuk është i vërtetë por një shaka e vetë Kocit

Koci e ka sqaruar shkrimin dhe ka bërë të ditur se ky postim ka lidhje me paragjykimet që po bëhen në Kosovë për njerëz dhe tema të caktuara.“Sado që po tentojmë të bëhemi cool për disa tema që janë në një formë taboo – dhe jo vetëm në shoqërinë tanë, reagimet janë të natyrshme”Ai thotë se nuk ka arsye të ketë paragjykime nga asnjëra anë, as nga ata që flasin, e as nga ata që janë kundër përfoljes.

Ky shkrim i Kocit lidhet me debatin dhe paragjykimet që iu bënë ditëve të fundit aktores së njohur Adriana Matoshi për lidhjen e saj me futbollistin 22 vjeçar afrikan.Postimi i plotë:1.

Pas 32 viteve të kaluara në dashuri e lumturi, une e Merita kemi vendosë me i nda rrugët.

Shkurorëzimi po bëhet me marrëveshje, por iniciativa është e imja.Të kuptohemi: nuk e kam asnjë vëretje në Meritën. Është grua e mirë, e kujdesshme – mbi të gjitha nanë e mirë.

Problemi është tek une, nëse mund të quhet problem.

Si duket, koha e gjatë të martesë, rutina ditore dhe humbja e freskisë bashkëshortore, e ka determinuar edhe shuarjen e dashurisë.Në fakt, dashuria sa më përket mua, nuk është shuar, por, si ta them, është zhvendosur tek një femër tjetër, e cila më ka rrëmbyer të tërin.

Me moshë me e re (19 vjet i ka mbushë në qershor), inteligjente e bukur dhe sharmante, po më bën të ndihem më i ri.

Sa herë po e shoh, po më lëvizin “fluturat në bark”.

Një jetë e kam – dhe dua të jetoj si dua vet.2.

Natyrisht, nuk po e them të vërtetën.Kurrë më mirë nuk i kemi pasë punët une e Merita.Jo vetëm që është grua fantastike, por bukuroshja ime i ka karakteristikat e venës: sa më e vjetër, po bëhet më e mirë e po kujdesët më shumë për mua.3.

Jam i bindur se shumica e liberalëve të djeshëm, duke e lexu pikën e parë të këtij postimi, ma kanë “lu nanën” – së paku në mendjet e tyre, e disa tjerë apo të tjera më kanë quajtur me terme pezhorative si: pisi keq, lahperi njëherë, klloshari dhe papaki… 🙂“Pisi i keq, sa grunë e mirë e ka. Veç këtu në Kosovë ndodhin këto sende” – po i paramendoj shoqet e Meritës duke folë…

🙂Sado që po tentojmë të bëhemi cool për disa tema që janë në një formë taboo – dhe jo vetëm në shoqërinë tanë, reagimet janë të natyrshme.Fakt është që secili prej nesh vendos vetë për jetën e vet. Nuk kemi pse përzihemi.Por në anën tjetër, nuk po shoh arsye që të ketë paragjykime nga asnjëra anë. As nga ata që flasin, e as nga ata që janë kundër përfoljes.As nga ata që janë pro e as ata që janë kundër çdo fenomeni social.Prandaj chill, se askujt nuk mundemi me ja ndalë gojën.Sidoqoftë, në shoqëri është gjithmonë mirë të debatohet, pa fyerje dhe ofendime.P.s.

Po du me nxit pak debat. Të dalim pak prej temave politike… 🙂

Përndryshe, si të dal prej shtëpisë tash, (kam seancë sot, edhe pse e diele), as që më bjen n’mend për këtë temë.

Etiketa: arianit koci

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here