Home Uncategorized Vlora Çitaku ka dy fjalë për Adriana Matoshin

Vlora Çitaku ka dy fjalë për Adriana Matoshin

447
0

Aktorja Adriana Matoshi, ka zyrtarizuar lidhjen e saj me futbollistin afrikan Keith Groeneveld, ish-futbollist i Ferronikelit.

Ajo mbrëmë në Prive ka folur edhe sa i përket paragjykimeve se është në një lidhje me një njeri me ngjyrë.

Aktorja ka thënë se nuk i interesojnë paragjykimet, madje ka thënë se “i vjen keq për njerëzit që mendojnë në këtë mënyrë”.

“Njerëzit gjithmonë paragjykojnë, por nuk më bëjnë përshtypje. Më vjen keq për njerëzit që mendojnë se Adriana është me një njeri me ngjyrë. Por për jetën time personale, mua mund të më gjykojë veç Zoti, sepse asnjë njeri nuk i ka veshur këpucët e mia dhe të ecë nëpër rrugë që kam kaluar unë dhe sesi jam ndier”, ka thënë Matoshi.

Asaj përkrahje i ka dhënë ambasadorja e dorëhequr e Kosovës në Amerikë Vlora Çitaku, përcjell Bota sot.

Çitaku ka thënë se aktorja nuk ka nevojë të jep llogari për jetën e saj private.

“Adriana Matoshi, je një zemër e madhe! Nuk ke nevojë me na dhanë llogari për jetën tënde private. Të dua”, ka shkruar Çitaku në një postim në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here