Home Uncategorized Vdes 19-vjeçari nga Gjilani, ishte djali i vetëm i familjes

Vdes 19-vjeçari nga Gjilani, ishte djali i vetëm i familjes

89
0

Ka ndërruar jetë Ilir Behluli nga Gjilani i cili ishte diagnostifikuar me leukemi akute.

19-vjeçari, për të cilin javë më parë ishte bërë thirrje gjithandej për mbledhjen e të hollave, fatke qësisht nuk i ka përballuar sëmundjes së rëndë. Ai ka ndërruar jetë në Turqi.

Iliri është djali i vetëm i fami ljes dhe i biri i veteranit të luftës Shefki Behluli.

POSTIMI I NJE TE AFERMI
ILIR, NA FAL!
E di që do të thonë se “kaq e ka pas jeta e tij”, “ka qenë e shkrume”…
U themi se “hoxhës vaz mos i trego”.

Kur ne pri snim që ti të ktheheshe në vendlindje e t’i vazhdoje ëndrrat aty ku i le, ti nuk u ktheve.
Shoqëria dhe qyteti çdo ditë pritnin lajme të mira për ty, por sot morëm lajmin e hidhur se ti nuk do të kthehesh më.
ILIR, NA FAL!

Sot po të kër kojmë fal je sepse ata nuk dinë të kërkojnë. Ata që ty dhe shokëve të tu nuk ju mundësuan të keni:
– një mjek fam iljar
– një shërbim mjek ësor cilësor
– një përkrahje shte tërore për mjekim.
ILIR, NA FAL!

Sot të kërkojmë falje, se këta nuk dinë të kërkojnë.
Të kërkojmë falje për babanë që e çuan në gjendje që t’i lotojë syri, që të vijë përkrahja e popullit.
ILIR NA FAL!

Të kërkojmë falje se këta nuk dinë të kërkojnë.
Tokat ku duhet të ishin ndërtuar spitale për ty dhe shokët e tu, këta i shitën për 1€.
Paratë e tua dhe të shokëve të tu i shpenzuan për të ndërtuar vila në Prevallë e Brezovicē.
Paratë e ilaçeve të tua dhe të shokëve i shpenzuan për dreka e darka.

Nuk e di ku do të mjekohen ata që për 20 vite nuk qenë në gjendje të ndërtonin një spital!
ILIR, NA FAL!

Vëlla, këtu po e përfundoj këtë letër, ndonëse kam shumëçka për të shkruar.
Kur e lexove librin “10 sfidat e jetës”, na dhe fjalën se do t’i tejkaloje sfidat dhe vërtet i tejkalove, por ndoshta jeta të sprovoi që i gjithë qytetit të të njohin e të të duan, e sot edhe të luten për ty.
ILIR, NA FAL!

Habibi i qytetit tonë!
( ILIR BEHLULI ka ndrru jetë më 31.10.2020 në Turqi pas një sëmundje të rënd).
Rashit Zylfiu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here