Home Uncategorized Pacolli flet për milionin e parë dhe tregon sa para mban zakonisht...

Pacolli flet për milionin e parë dhe tregon sa para mban zakonisht në xhep

106
0

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli ka folur për suksesin e tij si biznesmen. Ai thotë se puna e madhe iu ka shpërblyer me sukses.

“Shumëkush thotë ‘milioni i parë’. Mua nuk më ka impresionu shumë milioni i parë”, tha Pacolli në emisionin “Tète-A-Tète me Adelinën” në Kanal10.

“Vetëm dëshira shumë e madhe e kreativiteti kanë mundësuar që të bëjë një punë kolosale e si rezultat i saj kanë ardhur më pak se gjysmë milioni dhe ai ka qenë motivim për të vazhduar”, tha Pacolli.

Por sa para mban zakonisht në kuletë Pacolli?

“Diku 20-30 euro që me pagu një kafe”, shtoi ai.

BIOGRAFIA E BEHGJET PACOLLIT

Behgjet Isa Pacolli (i lindur më 30 gusht 1951 në Marevc, Prishtinë)[1] është politikan dhe sipërmarrës shqiptar nga Kosova, që ka shërbyer si president i tretë i Republikës së Kosovës. Gjithashtu, ai ka qenë edhe Zëvendëskryeministër i Parë i Republikës së Kosovës ne periudhen 2011/2014.[2]

Zgjidhet si Deputet i Kuvendit të Kosovës 3 mandate, që nga viti 2007 po ashtu është nënshkrues i Pavarsisë së Republikës së Kosovës me 17.02.2008. Behgjet Pacolli nga viti 2017 e këndej, shërben si Zv.Kryeministër i parë dhe Minister i Puneve të Jashtme[3].

AKR (Aleanca Kosova e Re), Parti, president i së cilës është, në mandatin qeverisës nga 2017, udhëheq me 4 ministri vitale të Qeverisë së Kosovës, Ministrinë e Puneve të Jashtme, atë të Punëve të Brendëshme, të Zhvillimit Ekonomik dhe të Planifikimit dhe Mbrojtjes Hapsinore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here