Naim Abazi është i njohur gjërësisht si këngëtar dhe prezantues televiziv.
Karriera e Naim Abazit nisi në vitet e 80-ta dhe këngëtari pati një karrierë të sukseshme për vite me rradhë, shkruan “Kosovarja”.
Ka kohë që Naimi është shumë më prezent në televizion me shout e tij sesa në botën e muzikës.
Ndërkohë, vëllai i Naimit, Besimi, mbetet ndër gazetarët më profesional, e që është edhe profesor në fakultetin e gazetarisë në UP.
Si karaktere nuk duket që ngjajnë, ndërkaq si pamje nuk ka koment, pasi edhe nëse shihen nga aeroplani duket se janë vëllezër, shkruan “Kosovarja”.
BIOGRAFIA E NAIM ABAZIT
Naim Abazi është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Naim Abazi sot është një këngëtar dhe prezantues mjaft i suksesshëm në ekranet televizive. Si i tillë, ai karakterizohet me oratorinë e tij “shpërthyese”. Me kalimin e viteve, ai krijoi një stil të veçantë të tij në këndim, prezantim si dhe paraqitje të jashtme. Prej shume vitesh eshte i martuar me kengetaren nga Mitrovica Mihrije Braha.