Këtë të premte banorët e Izmirit kanë përjetuar momente tragjike.
Ata janë goditur një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 të shkallës Rihter. Këto lëkundje kanë prishur të paktën 20 pallate, ndërsa për shifra viktimash nuk dihet ende, por pritet që numri i tyre të jetë i lartë.
Një video është publikuar në rrjetet sociale ku ka marrë miliona shikime.
Në momentet kur lëkundjet kanë filluar, një adoleshent po luante me lojëra kompjuterike në dhomën e tij. Kur djali i ri e pa që lëkundjet nuk po ndalonin ai filloi të bërtiste i frikësuar dhe doli nga dhoma.
Ky moment është filmuar nga kamera e kompjuterit e cila po bën dhe xhiron e rrjetit. /tvklan.al
#deprem çok kötü sallamış geçmiş olsun herkese pic.twitter.com/cJc2mFobgc
— fiyatı ne (@fiyatinee) October 30, 2020