Home Uncategorized Sa këndshëm provokon Alketa duke nxjerrë në pah këmbët e gjata

Sa këndshëm provokon Alketa duke nxjerrë në pah këmbët e gjata

108
0

Prezantuesja e njohur, Alketa Vejsiu është tejet aktive në rrjetet sociale.

Së fundi, ajo është shfaqur sensuale në pozën e re.

Janë linjat e trupit të saj përherë në formën e duhur, padyshim edhe fytyra e saj gjithmonë vezulluese.

Vlen të përmendim faktin se ajo vazhdon të jetë njëra ndër prezantueset më të dashura shqiptare.

Më shumë për Alketën

Alketa Vejsiu (Lindi më 19 Janar 1984 në Tiranë). Është rritur në një familje artdashëse, ku prindërit e kanë “mëkuar” me dashurinë për artin dhe për të bukurën, duke besuar që gjërat e mira vijnë atëherë kur vendos të ndjekësh ëndrrat dhe pasionin.

Talenti tek ajo ka spikatur që herët në fëmijëri, kur u angazhua në festivalet modeste të fëmijëve. Kur ishte vetëm 10 vjeç, me dëshirën e madhe për artin dhe televizionin u përfshi në disa aktivitete dhe emisione për fëmijë, në të cilat spikati si talent.

Kur në Shqipëri mbërriti epoka e shpërthimit të radiove private, Alketa Vejsiu e gjeti veten ne Top Albania Radio, ku drejtoi programet e para muzikore që sollën revolucion në konceptin e muzikës dhe prezantimit në Shqipëri. E cilësuar si ikona e radiofonisë shqiptare, duke u dalluar gjithmonë për elokuencën dhe të folurën shpejt dhe pa gabime, Alketa Vejsiu është një model që ndiqet edhe sot.

Shumë shpejt u provua se televizioni dhe skena do të ishin “terrenet” e saj të sigurta, aty ku ndër vite do të afirmohej si një nga prezantueset më të spikatura të ekranit shqiptar.

Kthesën më të madhe profesionale, do e “shenjonte” në moshën 17 vjeçare, asokohe kur regjisorja e famshme Vera Grabocka, do i besonte prezantimin e spektaklit “12 ëndrrat e një nate vere”, një format i dedikuar ndaj dansit sportiv evropian. Karriera e saj do të njihte vetëm ngjitje, pasi brenda pak kohësh, Alketa Vejsiu provoi se prezantimi dhe televizioni ishin rruga drejt suksesit të sigurt e të konsoliduar falë punës së palodhur, sakrificave dhe mbi të gjitha, dashurisë pa kushte për televizionin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here