Home Uncategorized Kështu e nisi ditën Anita Haradinaj

Kështu e nisi ditën Anita Haradinaj

69
0

Anita Haradinaj ka bërë një paraqitje në rrjetet sociale, nga një qendër fitnesi.

Bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, duket në formë të përkryer, kjo gjithmonë pas përkushtimit të saj që të ketë linjat e duhura.

Ish- prezantuesja e lajmeve, jo rrallë herë shpërndanë edhe receta të ndryshme, kjo gjithmonë me arsyen që të ushqehemi sa më shëndetshëm.

Çifti Haradinaj janë prindër të tre fëmijëve, pas të cilëve duken të jenë shumë të dhënë.

Më shumë për Ramushin dhe Anitën

Ramush Haradinaj lindi më 3 korrik 1968 në Gllogjan, afër Deçanit. Është një politikan dhe ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Prej datës 3 dhjetor 2004 deri më 8 mars 2005 ka qenë Kryeministër i Kosovës dhe që nga data 9 shtator 2017, është zgjedhur përsëri si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe shërbeu deri më 3 shkurt 2020.

Ramush Haradinaj ishte komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së. Pas luftës me transformimin e Ushtr isë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ai emërohet zëvendëskomandant i TMK-së. Në prill të vitit 2000 largohet nga jeta ushtarake dhe themelon partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kryetar i së cilës është edhe sot.

Është i martuar me prezantuesen e lajmeve, Anita Haradinaj, me të cilën ka një djalë dhe një vajzë. Haradinaj ka jetuar për disa vite jashtë Kosovës, kryesisht në Zvicër, ku edhe ka mësuar gjuhën frënge dhe angleze. Haradinaj emigroi në Zvicër, ku kaloi 8 vite duke punuar si punëtor ndërtimi dhe roje të sigurisë . Në Zvicër, ai u bashkua me separatiste Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, nga e cila ka origjinën UÇK-së. Ka shtëpinë, në lagjen Arbëria në Prishtinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here