Home Uncategorized Njihuni me vajzën dhe djalin e Sabri Fejzullahut nga martesa e parë!...

Njihuni me vajzën dhe djalin e Sabri Fejzullahut nga martesa e parë! (FOTO)

223
0

Këta janë djali dhe vajza nga martesa e parë e Sabri Fejzullahut. Këngëtari i mirënjohur kosovar, Sabri Fejzullahu, është në skenë prej më shumë se 50 vitesh, shkruan “Kosovarja”. Shpesh edhe jeta private e këngëtarit ka gjetur vend në media, madje nuk është mediatizuar vetëm ai, por edhe anëtarët e tjerë të familjes së tij mé póshté ndíqní pámjet.

Sabriu, i ka edhe dy fëmijë nga martesa e parë, Armendin dhe Adelinen, që jetojnë larg Kosovës, e që së fundi kanë po zuar të lumtur përkrah njëri tjetrit.

Karriera artistike
Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë. Ka fituar 18 “Okarina të Arta” në “Akordet e Kosovës”, ka incizuar mëse 800 këngë, ka marrur pjesë në shumë festivale dhe ka fituar shpërblime, brenda dhe jashtë vendit. Ka bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorët më të mirë të vendit.

Sabriu ka luajtur në disa TV- dhe video-filma. Ndër të tjerë ai luajti me Ibrahim Krajkovën “Lecin” dhe Rasim Thaqin “Cimën”. Ai luajti edhe në serialet “Kur pranvera vonohet” dhe “Autobusi”. Po ashtu edhe në TV-komedinë “Qesh e ngjesh” me Xhevat Qenën, Leze Qenën, Ali Ahmetin dhe Adem Mikullovcin. Në filmografinë e tij gjenden mbi 20 filma, shumica të zhanrit komedi.

Karakteristikë e xhirimeve filmike të këngëve të Sabriut është përdorimi i tyre për të fuqizuar këngën që ai këndon. Këtë ai e arrin duke e injoruar kamerën dhe në momente të caktuara e përdorë atë për t´iu drejtuar shikuesit. Zakonisht këto momente janë të shkurta dhe ndodhin gjatë ngritjes së zërit.[nevojitet citimi]

Jeta private
Sabri Fejzullahu është i martuar dhe ka 4 fëmijë. Sabri Fejzullahu ka 2 vajza dhe 2 djem. Eshte martuar 2 herë. Gruaja tij e dyte quhet Nergjivan (Nera) Fejzullahu. Ai ka mbaruar studimet e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin Filozofik, si dhe aktrimin në Fakultetin e Arteve të Bukura.

I biri i tij Ermal Fejzullahu është një këngëtar i njohur në zhanrin pop dhe popullore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here