Home Uncategorized Dëgjojeni të riun që këndon identik sikur Ramushi

Dëgjojeni të riun që këndon identik sikur Ramushi

61
0

Një video e një të riu ku shfaqet duke e imituar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, është bërë virale nëpër rrjete sociale.

Fillimisht, kjo video ishte publikuar në TikTok, por që më pas është shpërndarë edhe nëpër faqe të ndryshme nëpër Instagram e Faecook.

Zëri i të riut në fjalë është pothuajse identik me të Haradinajt, i cili këndon këngën “Fshatarja ime”, të Sabri Fejzullahut.

Ndryshe, Haradinaj disa herë ia ka dhënë këngës nëpër studio televizive. Pavarësisht se është kritikuar disa herë për këtë veprim, Haradinaj edhe sot vazhdon që të këndojë secilën herë që i jepet rasti.

të luf tës.

Madje, Haradinaj ka treguar se më këtë këngë edhe i zgjonte ushtarët.

“Për ata që duan me ditë pse këndoj. Unë këngën e kam filluar në luftë. Nuk e di a prej frikës a prej trimërisë, por në luftë e kam fillu. Para lufte nuk kam këndu kurrë, në lu ftë nuk kem pas trumpetë, një alarm, që me na thënë zgjohuni edhe ka qenë kënga kah po shkon moj zanë. Krejt ushtarët e kanë pas mërzi këtë këngë, kur u këndu nëpër vendet ku kanë flejtë ata, ka qenë shumë e tmerrshme me pa, unë nuk kam thanë çohuni, por Kah po shkon moj zanë…”, kishte deklaruar Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here