Home Uncategorized Ky është 19-vjeçari që u therë në Gjilan

Ky është 19-vjeçari që u therë në Gjilan

187
0

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në qytetin e Gjilanit. Një person atje është therur me thikë dhe pas lëndimeve të marra ka vdekur. Tashmë në media është publikuar identiteti i të ndjerit.

Mediat raportojnë se 19-vjeçari që ka vdekur është Engjëll Smërqaku i moshës 19 vjeçare.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datë 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informate se ne rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar dyshohet me mjete te mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001) . Viktima është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan , më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë”, ka deklaruar Hashani.

Sipas Hashanit, deri tash nuk ka të arrestuar për këtë rast. Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i shtetit , njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale. Rreth orës 01;55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani ne Prishtine kishte ndërruar jete . Me urdhër te prokurorit të shtetit trupi i pa jete dërgohet në IML. Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intenzivisht në zbardhjen e rastit”, ka thënë Hashani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here