Home Uncategorized Dënimi që e pret zyrtarin e PDK-së që dyshohet se mori pjesë...

Dënimi që e pret zyrtarin e PDK-së që dyshohet se mori pjesë në vjedhjen e 2 milionëshit

142
0

Labinot Gruda, punëtor i Thesarit, i cili dyshohet se brenda tetë minutash mundësoi transaksionin e mbi dy milionë eurove të shtetit në llogarinë e një kompanie me bazë në Llapushnik të Drenasit, mund të dënohet me burgim deri në 10 vite, nëse vërtetohen dyshimet për të.

Gruda po dyshohet nga ana e Prokurorisë për veprën penale “Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.

Bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, dënimi për këtë vepër sillet prej një deri në tetë vjet burgim.

Sipas Nenit 414 të këtij kodi, personi zyrtar, i i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që t’i shkel të drejtat e personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

Por, nëse përfitimi apo dëmi e tejkalon shumën prej pesëmijë euro, sikurse është edhe ky rast, atëherë kryesi i kësaj vepre dënohet me gjobë dhe burgim prej tre deri në dhjetë vjet.

“Personi zyrtar që e kryen veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni dhe përfitimi apo dëmi e tejkalon shumën prej pesëmijë (5000) euro, dënohet me gjobë dhe burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet”, thuhet në Kodin Penal.

“Personi zyrtar që e kryen veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni dhe përfitimi apo dëmi e tejkalon shumën prej pesëmijë (5000) euro, dënohet me gjobë dhe burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet”, thuhet në Kodin Penal.

Në kërkesën për caktimin e paraburgimin ndaj të arrestuarit Labinot Gruda, Prokuroria ka treguar se në Ministrinë e Financave, Labinot Gruda për 8 minuta kishte krijuar usera fiktivë që do të duhej të dukeshin si të ishin të punëtorëve të këtij dikasteri, e që do t’i mundësonin pastaj që kundërligjshëm t’i transferonte 2,077,995.90 euro në llogari të kompanisë “LDA Group” me bazë në Llapushnik të Drenasit, pronë e Kadri dhe Valon Shalës, të cilët janë arratisur.

“Ky kusht është përmbushur me faktin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehiru ka kryer veprën penale e cila i vihët në barrë me këtë kërkesë, gjë që argumentohet me faktin se si person zyrtar me qëllim të përfitimit për vete dhe tjetrit, me datën 09.10.2020 në intervalin kohor prej orës 12:11 deri në orën 12:19 nga zyra e tij në Ministrinë e Financave-thesari i Kosovës duke krijuar Usera të ndryshëm që duken si usera të punëtorëve të Minsitrisë së Infrastrukturës dhe të njëjtat i ka përdorur në mënyrë të kundërligjshme ka realizuar katër transaksione në vlerë të përgjithshmë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 cent, në llogarinë bankare të kompanisë “LDA Group” Sh.P.K””, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.

Sipas Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Labinot Gruda duhet të paraburgoset, pasi ai mund të ikë jashtë vendit në rast se nuk i caktohet masa e sigurisë. Siç edhe kërkoi Prokuroria, Gjykata sot vendosi që t’ia caktojë paraburgimin Labinot Grudës, i cili deri tash është i dyshuari i vetëm që është arrestuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here