Home Uncategorized LAJMI I FUNDIT: Dy të dyshuarit që i “avulluan” dy milionë euro...

LAJMI I FUNDIT: Dy të dyshuarit që i “avulluan” dy milionë euro nga Thesari i Shtetit, ikin nga Kosova

282
0

Mbi 2 milionë euro janë “avulluar” nga Thesari i Shtetit nga punëtorë të kësaj të fundit, raporton GazetaBlic.

Sipas burimeve të Gazetës Blic brenda Qeverisë së Kosovës, personat e dyshuar janë: Labinot Gruda (1956), Kadri Shala (1964 )dhe Valon Shala (1955), të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës.Labinot Gruda është zyrtari i arrestuar sot nga Policia e Kosovës si i dyshuar për ‘avullimin” e dy milionë eurove.

Siç mëson GazetaBlic nga burimet, të dyshuarit Kadri dhe Valon Shala kanë ikë jashtë Kosovës.Ndryshe, burimet tregojnë se operatori ekonomik që ka përfituar nga ky transferim i paligjshëm i mjeteve është LDA Group SH.P.K. ,e seli në Llapushnik, pronarët e të cilit, K.SH. e V. SH. janë në arrati.Gjatë ditës për këtë çështje, mbajti konferencë ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

Ajo tha se pavarësisht këtij skandali, buxheti i shtetit është i sigurt.‘’Bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimta që kanë ndodhur nga Thesari i Shtetit, që është në kuadër të financave, ku bëhet fjalë për 1,2 milion euro. Kemi denoncuar rasti, ku krimet kibernetike janë duke u marrë me të’’, ka thënë Bajrami

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here