Home Uncategorized Kjo është gjendja shëndetësore e Alketa Vejsiut pasi u infektua me koronavirus

Kjo është gjendja shëndetësore e Alketa Vejsiut pasi u infektua me koronavirus

83
0

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka treguar ditën e sotme përmes një postimi në “Instagram” se ka qenë e infektuar me koronavirus dhe prej dy javësh i ka dalë taponi negative. Ajo e ka mbajtur të fshehtë këtë gjë më përpara dhe tani që është plotësisht e shëndetshme, vendosi ta tregojë publikisht.

Moderatorja shprehet se është mirë me shëndet dhe i bën thirrje të gjithëve të mbajnë maskën dhe të respektojnë çdo masë të marrë kundër Covid-19.

“Coronën e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javësh! Qëndrova 14 ditë në izolim në shtëpi. Jam mirë për fat.

Kam dëgjuar raste vërtet të rënda dhe lutem çdo ditë që Zoti të mbrojë njerëzit afër meje dhe të gjithë shqiptarët! Corona nuk është shaka. Kujdesuni për veten!

Falenderoni Zotin dhe festoni çdo ditë që keni shëndet dhe jeni në jetë!”, ka shkruar Alketa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here