Home Uncategorized Zbulohet fajtori kryesor për rritjen e numrit të të infektuarëve me COVID-19

Zbulohet fajtori kryesor për rritjen e numrit të të infektuarëve me COVID-19

78
0

Një superkompjuter japonez tregoi se lagështia e ajrit mund të ketë një efekt të madh në shpërndarjen e grimcave të virusit, duke paralajmëruar për rreziqe të rritjes së infeksionit të koronavirusit gjatë muajve të dimrit.

Studiuesit përdorën superkompjuterin Fugaku për të modeluar emetimin dhe rrjedhën e grimcave të ngjashme me virusin nga njerëzit e infektuar në një larmi ambientesh të brendshme.

Ka pasur një konsensus në rritje midis ekspertëve të shëndetit që virusi COVID-19 mund të përhapet përmes lagështirës së ajrit. Patogjeni mund të qëndrojë në ajër për orë të tëra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here