Home Uncategorized Astrologia britanike e cila parashikoi koronavirusin, tregon se çfarë do të ndodhë...

Astrologia britanike e cila parashikoi koronavirusin, tregon se çfarë do të ndodhë në 6 muajt e ardhshëm

292
0

Jessica Adams pretendon se ajo parashikoi pandeminë e koronavirusit, por pavarësisht daljes në publik me shqetësimet e saj, askush nuk e besoi. Tani, ajo ka ndarë mendimet e saj për atë që do të vijë – duke përfshirë Meghan Markle, Donald Trump dhe ndryshimin e klimës

Astrologia, Jessica Adams ishte aq e sigurt në parashikimin e saj se një “virus do të prishte botën”, saqë ajo filloi të përgatitej, transmeton Indeksonline.

Data në mendjen e saj ishte 10 janari 2020, e cila do të bëhej data e vdek jes së parë nga Covid-19.

Duke thënë se “e dinte se çfarë po vinte”, ajo anuloi një festë të madhe të rezervuar për mars, u largua nga shtëpia e saj në Londër dhe u zhvendos në Tasmania, ku ajo ende jeton me dy qenë dhe një pulë.

Një tjetër parashikim i saj ishte rreth datës 1 tetor – ditën kur Donald Trump u diagnostikua me Covid.

Ndërsa parashikimet e saj të pretenduara, tani dolën si të vërteta, ajo ka ndarë vizionet e saj për të ardhmen me Daily Mail – përfshirë Krishtlindjet 2020, dramën e familjes mbretërore dhe zgjedhjet në SHBA.

Koronavirus

Fatkeqësisht, Jessica beson se do të merremi me Covid-19 për një kohë të gjatë, transmeton Indeksonline.

Ajo pretendon se nuk do të ketë një vaksinë, kështu që ne “do të mësojmë të jetojmë me të”.

Krishtlindjet

Nuk është e gjitha dënim dhe errësirë, ajo mendon se Krishtlindja do të jetë “fantastike” këtë vit.

Ajo beson se gjërat do të fillojnë të ndryshojnë rreth katër ditë para festës së madhe.

Familja mbretërore

Sipas Jessica, nuk do të ketë një ribashkim midis Princave William dhe Harry, shumë shpejt.

Ajo beson se Meghan Markle dhe Harry do të investojnë në kafe, çokollatë ose mish.

Adoleshentët

Jessica pretendon se adoleshentët do të jenë në qendër të vëmendjes nga 2023-ta dhe do të “vijnë në pushtet shumë shpejt”.

Ajo thotë se do të “mahnitemi nga shpejtësia e lëvizjes së tyre”.

Zgjedhjet në Sh.B.A.

Sipas Xhesikës, gjërat nuk do të zhvillohen normalisht dhe zgjedhjet mund të vonohen.

Por kur Amerika të ketë një udhëheqës të ri, ajo thotë se nuk është një lajm i mirë për Donald Trump – duke thënë se ai nuk është President.

Brexit

Parashikimet e saj për Brexit janë goxha ekstreme, duke pretenduar se do të rezultojë në ndarjen e Mbretërisë së Bashkuar në katër vende.

Ajo thotë se ia vlen të vendosni “janarin 2021” në ditarët tuaj.

Me sa duket, ajo do të “shtyjë Britaninë përsëri atje ku ishte 2,000 vjet më parë, para pushtimit Romak”.

Ndryshimet klimatike

Me sa duket emergjenca e ndryshimit të klimës do të ketë mbaruar deri në vitin 2026.

Dhe Greta Thunberg do të gëzojë një jetë normale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here