Home Uncategorized Arrijnë trupat e dy vëllezërve në Kosovë, që vdiqën tragjikisht nga treni

Arrijnë trupat e dy vëllezërve në Kosovë, që vdiqën tragjikisht nga treni

179
0

Tanimë kanë arritur trupat e të ndjerëve Hasan e Blerian Arifaj në Kosovë, ku po pritet ceremonia e varrimit.

Në fshati Ratish i Epërm i komunës së Deçanit sot po përgatiten që të varrosin trupat e dy djemëve të rinj që humbën jetën tragjikisht nga goditja e trenit në Gjermani.

17 vjeçari dhe 13 vjeçari para tre ditësh gjersa tentonin të arrinin me kohë tek treni për në shkollë u goditën nga ai, me ç’rast humbën jetën tragjikisht.

E fatmirësisht, nga kjo fatkeqësi shpëtoj vëllau i tyre i dytë, 14-vjeçar, Arigoni.

Ndërkohë, ceremonia e varrimit të dy të rinjëve do të bëhet sot në në ora 15:00 në varrezat e fshatit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një statusi në Facebook.

“Të dashur qytetarë, Ju njoftoj se, nesër ditë e premte, në ora 15:00, do të bëhet varrimi i Hasan dhe Blerian Arifaj , në varrezat e fshatit Ratish i Epërm. Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Institucionet Lokale të Deçanit. Ngushëllime familjes Arifaj dhe të gjithë qytetarëve për humbjen tragjike”, ka shkruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here