Home Uncategorized Arrestohen Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni i PSD-së

Arrestohen Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni i PSD-së

103
0

Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistët e PSD-së, Frashër Krasniqin dhe Zgjim Hysenaj, gjatë një aksioni simbolik që ata kanë mbajtur në kryeqytet.

Ata janë arrestuar për shkak te mbishkrimeve që kanë vënë në mure afër zyrës së BE-së, gjatë aksionit simbolik.

Lajmi është konfirmuar nga Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se arrestimet u bënë gjatë aksionit të PSD-së, shkruan Reporteri.

“Gjatë aksionit të PSD-së kundër deklaratës së Lajçakut për Asociacionin kundërkushtetues u arrestuan dy aktivistët Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi.

Është i papranueshëm zelli i Policisë së Kosovës që të arrestojnë aktivistët politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore. Çdo arrestim i tillë është veçse politik prandaj është i patolerueshëm.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi”, shkruan ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here