Home Uncategorized Vendet e Evropës po thejnë rekord me numrin e rasteve të reja...

Vendet e Evropës po thejnë rekord me numrin e rasteve të reja me koronavirus

86
0

Republika Çeke të enjten e ka regjistruar shifrën më të lartë ditore të rasteve të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u regjistruan 9.544 raste të reja, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar gati është dyfishuar vetëm gjatë tetorit dhe ka shkuar në 139.290, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Vendi me 10.7 milionë banorë po përballet me një ndër shkallët më të larta të përhapjes së virusit në Evropë dhe në tërë botën.

Më herët u raportua se edhe Gjermania ka shënuar rekord të rasteve të reja të mërkurën.

Ditëve të fundit, rekorde të tilla janë regjistruar edhe në shumë vende tjera evropiane si Itali, Bullgari, Kroaci dhe Austri, duke i detyruar autoritetet që të marrin masa të reja dhe të vendosin kufizime në lirinë e lëvizjes dhe veprimtarinë e bizneseve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here