Home Uncategorized Krasniqi tregon se çka i tha babai pasi u shpallë Kampion Bote

Krasniqi tregon se çka i tha babai pasi u shpallë Kampion Bote

122
0

Haxhi Krasniqi, ka thënë se ndihet krenar pasi e fitoi titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë fundjavën e kaluar, shkruan Gazeta Metro.

Krasniqi duke mbajtur një konferencë për media në Prishtinë, tregoi se çka i ka thënë babai atij pas meçit, dhe ka folur për mendimin e prindërve rreth karrierës së tij.

Me dëgju babën e nanën, unë është dashtë moti me lanë. Unë jam munduar që para tyre mos me tregu shumë. Ata i njohin më mirë se të gjithë rrugët e mia. Ata e dinë sa shumë sakrifica kam bërë, familja gjithmonë i kanë dridhjet më të mëdha dhe mezi presin ditën kur unë do ta lë boksin. Babai im do të ishte i gëzuar nëse do ta merrja këtë vendim, por akoma nuk është koha”, tha Haxhiu.
Kujtojmë, që Krasniqi, i cili i kishte humbur luf tërat për kampion bote në vitet 2013 dhe 2015, e jetësoi ëndrrën në tentimin e tretë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here