Home Uncategorized Pamje Nga Vendi Ku Ndodhi Rasti Tragjik Në Gjermani, Ndizen Qirinj Në...

Pamje Nga Vendi Ku Ndodhi Rasti Tragjik Në Gjermani, Ndizen Qirinj Në Përkujtim Të Vëllezërve Arifi

308
0

Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, banorë të Gjermanisë, kanë vde kur mëngjesin e ditës së sotme pasi janë goditur nga treni. Familjar dhe miq të familjes kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndezur qirinj dhe për të dërguar lule në nderim dhe përkujtim të dy vëllezërve që humbën jetë.

Personat që humbën jetën janë Hasan dhe Blerian Arifi.

Sipas njoftimit të mediave gjermane, njëri nga vëllezërit ishte 13 vjeç ndërsa tjetri 17, ndërkaq të dy vinë nga komuna e Deçanit, kanë konfirmuar familjarët për Gazetën Express.

Sipas informacioneve të para, të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave. Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.

Drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte tepër vonë, tha zëdhënësi i policisë.

Dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, vëzhguan aksidentin fatal.

Kryetari i Bashkisë së Bruckberg, Rudolf Radlmeier e cilësoi rastin si “ditë të zezë për komunitetin”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here