Home Uncategorized Nuk do të ketë borë: Këtë ditë fillon shiu në Kosovë

Nuk do të ketë borë: Këtë ditë fillon shiu në Kosovë

56
0

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat ditën e enjte parashihen që vende-vende të sjellin riga lokale, shkruan Gazeta Metro.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-13 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Nga dita e enjte një tjetër ciklon nga Mesdheu perëndimor sjell sërish vransira dhe të reshura shiu, të cilat do vazhdojnë edhe gjatë natës në mes së enjtes dhe ditës së premte. Temperaturat ditore në rritje të lehtë.

Në fundjavë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vransira e diell, kohëpaskohe me reshje lokale shiu, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here