Home Uncategorized Lajm i rëndësishëm për nxënësit dhe prindërit, për shkak të COVID-19 mësimi...

Lajm i rëndësishëm për nxënësit dhe prindërit, për shkak të COVID-19 mësimi kalon online në këtë shkollë të Prishtinës

185
0

Tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik të shkollës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë kanë rezultuar me koronavirus, si rezultat i kësaj mësimi do të kalojë online.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala.

“Nga sot shkolla kalon në mësim online, për shkak se tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik kanë rezultuar pozitiv me koronavirus”, tha Shala për Express.

Po ashtu bëhet e ditur se edhe një nxënës i Gjimnazit “Sami Frashëri” ka rezultuar me koronavirus me ç’rast klasa ka kaluar në mbajtjen e mësimit online.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here