Home Uncategorized Blero ‘ia gjen diagnozën’ Challandes: Ai është i sëmurë psiqikisht, duhet të...

Blero ‘ia gjen diagnozën’ Challandes: Ai është i sëmurë psiqikisht, duhet të shkojë në shtëpi

117
0

Kosova ka përjetuar një tjetër humbje, kësaj radhe në Fadil Vokrri kundër Sllovenisë me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen që ishte e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve.

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur ndryshe si Blero kishte reaguar pas disfatës ndaj Maqedonisës së Veriut, teksa e kishte quajtur selektorin Bernard Challandes si një njeri me probleme psiqike, transmeton Reporteri.net

I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, Blero ka sqaruar deklaratën e tij.

“Natyrisht se jam i mërzitur. Sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një humbje. Unë ende mendoj që ai duhet të largohet, sepse dënimi i futbollistit duhet të bëhet në kohë të caktuar dhe jo në mungesë të futbollistëve. Ai ka një “sëmundje psiqike”. Faleminderit për gjithçka por duhet të largohet”, ka thënë Blero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here