Home Uncategorized Plaçkitet shtëpia e Cristiano Ronaldos: Hajnat i vjedhin gjërat personale

Plaçkitet shtëpia e Cristiano Ronaldos: Hajnat i vjedhin gjërat personale

92
0

Një hajdut ka hyrë brenda shtëpisë së Cristiano Ronaldo-s në Madeira dhe i ka vjedhur disa sende personale.

Thuhet se hajduti ka hyrë në pronën e yllit të futbollit përmes një garazhi të hapur, ndërkohë që Ronaldo ishte larguar bashkë me kombëtaren portugeze.

Sipas gazetës së ishullit, alarmin për vjedhje e ka ngritur një i afërm i futbollistit të famshëm, sepse të mërkurën në mbremje Cristiano u paraqit në një ndeshje kundër Spanjës.

Një bluzë Juventuesi e nënshkruar, që kushton rreth 180 paund, ka qenë një nga objektet e vjedhura nga hajduti.

Policia ka arritur ta identifikojë hajdutin përmes kamerave dhe janë shprehur se ai nuk është një emër i panjohur për ta. Megjithatë deri më tani askush nuk ka rënë në pranga për vjedhjen.

Ende nuk dihet nëse nëna dhe vëllai i Ronaldos kanë qenë të pranishëm në shtëpi gjatë atij momenti.

Ndërsa partnerja e futbollistit nuk ka qenë brenda, për shkak se është larguar për Javën e Modës në Paris. Ndërkohë Cristiano nuk ka reaguar ende për vjedhjen e shtëpisë, që e ka blerë në vitin 2015-të dhe e rinovoi sipas dëshirës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here