Home Uncategorized Shteti që po ofron bonuse të mëdha për lindshmëri në kohë pandemie

Shteti që po ofron bonuse të mëdha për lindshmëri në kohë pandemie

71
0

Singapori është duke ofruar një bonus të madh për t’i nxitur prindërit që të sjellin në jetë foshnja gjatë pandemisë me koronavirus.

Shumë prindër në Singapor janë të shqetësuar se do të mbesin keq ekonomikisht, kështu që edhe për shkak të stresit kanë vendosur të mos sjellin në jetë fëmijë.

Ende nuk është bërë e ditur nga organet kompetente shuma që do t’u jepet këtyre prindërve, porse mediat në Singapor e vlerësojnë shumë të majme.

Singapori është një ndër vendet me nivelin më të ulët të lindjeve në botë. Autoritetet janë duke luftuar me dekada për ta rritur lindshmërinë, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.

Është në kontrast të madh me shtetet fqinje si Indonezia dhe Filipinet, të cilat po përballen me rritje masive të lindjeve të reja.

“Kemi marrë reagime të shumta gjatë pandemisë COVID-19. Prindërit po refuzojnë të sjellin në jetë foshnja për shkak se kanë frikë të mbesin edhe pa punë”, tha zëvendëskryeministri i Singaporit, Heng Swee Keat.

Keat tha se detajet e tjera se sa do të paguhen prindërit do të jepen ditëve në vijim.

Sistemi aktual i Singaporit për sa u përket bonuseve për foshnja u siguron prindërve përfitime deri në 10,000 dollarë.

Shkalla e lindshmërisë së Singaporit preku një minimum prej tetë vjetësh në 2018-n.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here