Home Uncategorized Albin Kurtit i vjen një dhuratë e veçantë

Albin Kurtit i vjen një dhuratë e veçantë

155
0

Kreu i VV-së, Albin Kurti ka pranuar një dhuratë interesante nga një arkitekt nga Finlanda.

Lajmin e ka bërë të ditur Kurti në Instagram.

“Ky vizatim është dhuratë nga arkitekti Lulzim Behxheti. Ai jeton e vepron në Finlandë”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Ky vizatim është dhuratë nga arkitekti Lulzim Behxheti. Ai jeton e vepron në Finlandë. Ka një ndërmarrje që ndërton shtëpi ekologjike, mobile dhe modulare, ndërsa tash së fundi ka themeluar Fondacionin që mban emrin e vajzës së tij Vjosa. Kampuset e Fondacionit do të shërbejnë për trajtimin dhe edukimin dyvjeçar të adoleshentëve autik të moshës 15 vjeç e më shumë.

Lulzimi ka realizuar dhjetra vizatime në kuadër të iniciativës së tij për të ndihmuar e mbështetur fëmijët me autizëm në Kosovë. Këtu jam bashkë me Alea Mehaj, të cilën pata rastin ta takoj, dhe e cila e ka pasion aktrimin. Ndonëse ende e vogël në moshë, ajo tashmë ka nisur karrierën me disa të arritura të rëndësishme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here