Home Uncategorized Teuta Krasniqi me urim emocional për ditëlindjen e vajzës së dytë

Teuta Krasniqi me urim emocional për ditëlindjen e vajzës së dytë

105
0

Është aktore shumë e dashur dhe mjaftë e kërkuar nga publiku shqiptar.

Duke luajtur në shumë role ajo vëmendje të madhe ka arritur të ketë që kur u bë pjesë e serialit “Kafeneja jone” në rolin e Sarandës, vajzë kjo energjike dhe e pamposhtur, shkruan “Kosovarja”.

Ajo u admirua mjaftë ku edhe sot e kësaj dite ka fansa që e ndjekin atë në çdo lëvizje.

Duke iu përkushtuar më shumë vajzave Tarës e Kaies, por që nuk ka lenë anash as jetën profesionale, ku Teuta po tregohet femër mjaftë e zonja në të dyja aspektet.

Sot me rastin e ditëlindjes së vajzës së dytë ajo u kujdes që të na emocionoj me fjalët e bukura dedikuar asaj.

Në një ambient të dekoruar bukur dhe me një tortë në tavolinë ajo shkroi: “Kaia, fëmijë plot dashuri, sharm e pozitivitet, pak rrebele 🙈 por e ëmbël shumë, me pyetje e kurreshtje pa fund, uroj ta dish që ne të duam shumë. Urime ditëlindja e 4-të shpirt e dritë. Je diell që na ngroh zemrat çdo moment. Paç shëndet, dashuri, gëzime dhe mbarësi. Qofsh e lumtur gjithmonë, bashkë me familje dhe gjithë njerëzit tu të dashur. Të duam pa kusht e pa kufi, Tara, mami dhe babi”, ka shkruar ajo krahas fotografive të shpërndara në Instagram.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here