Home Uncategorized Doni të mos vuani nga sëmundjet e zemrës? Hani nga kaq djath...

Doni të mos vuani nga sëmundjet e zemrës? Hani nga kaq djath për ditë dhe do jeni të mbrojtur

117
0

Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që hanë sasi të vogla djathi çdo ditë kanë më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës sesa ata që nuk hanë fare djathë.

Djath Danez – Alsa Vlore

Studiuesit holandezë dhe kinezë analizuan bashkë të dhënat nga 15 studime paraprake, duke ndjekur më shumë se 200 mijë pjesëmarrës për një periudhë të paktën 10-vjeçare.

Ata zbuluan se njerëzit që hanë djathë në mënyrë të moderuar, që mund të konsumojnë rreth 40 gramë në ditë, kanë 14 për qind më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës dhe 10 për qind më pak rr ezik nga ataku kardiak.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se tejkalimi i sasisë së moderuar nuk rrit nivelin e benefiteve dhe mund të shkaktojë në fakt kushte negative shëndetësore.

“Kjo nuk është njëlloj me të ngrënit pica me djathe çdo ditë”,- sqaron Dr. Allen Stewart, nga Instituti Mjekësor në ‘Mount Sinai Medical Center’. “Por rezultatet ishin shumë të ndryshme nga ajo që njerëzit mund të prisnin.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here