Home Uncategorized Digjet një shtëpi në Komoglavë – humbë jetën 66 vjeçari

Digjet një shtëpi në Komoglavë – humbë jetën 66 vjeçari

97
0

Një 66 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë pasi shtëpia e tij në Komoglavë të Ferizajt u përfshi nga zjarri.

Policia me anë të një komunikate bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:15 në mëngjes dhe se zjarri dyshohet të ketë ardhur nga cigaret e pafikura në dysheme,

“Sot rreth orës 07:15 min.policia e Kosovës është informuar se në fshatin Komoglavë nga një shtëpi banimi është duke dalur tym.Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë ndalur në vendin e ngjarjes duke intervenuar dhe lokalizuar zjarrin, ku nga një dhomë e cila nuk ishte kapluar nga zjarri kishin nxjerrë një person mashkull,66 vjeçar ,i cili ka jetuar i vetëm në shtëpi”

Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, pas kontrollimit mjekësor të vi ktimës,është konstatuar se i njëjti kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga cigaret pa fikura të hedhura nëpër tepihë.

“Nga dëshmitarët dhe fqinjët jemi informuar se vi ktima kishte jetuar i vetëm dhe kishte pasur edhe probleme shëndetësore ku edhe para dy muajve kishte ndodhur rast i njëjtë i zjarrit, por falë fqinjëve të cilët kishin intervenuar me kohë duke e fikur zjarrin dhe shpëtuar vi ktimën” thuhet në raportin e policisë

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i vi ktimës dërgohet IML Prishtinë për autopsi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here