Home Uncategorized Të gjitha rastet kur policia mund të ju dënoj për mos respektim...

Të gjitha rastet kur policia mund të ju dënoj për mos respektim të masave anti-COVID

86
0

Kosova sikurse edhe vendet tjera të botës është duke vazhduar përpalljen me pandeminë COVID-19.

Javëve të fundit në vendin tonë, kemi pasur një ulje të rasteve të pacientëve të infektuar me këtë virus, e po ashtu edhe ulje të rasteve të vdek jes.

Por, pavarësisht këtij normalizimi të lehtë të situatës epidemiologjike, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ende mbeten në fuqi disa nga masat për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, siç është bartja e maskës.

Mos bartja e maskës nga qytetarët dhe mos respektimi i disa masave tjera mund të pasoj me ndëshkim me gjobë, kjo sipas Ligjit për parandalimin dhe luf timin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti ka publikuar një video, ku tregohet me shembuj se sa mund të dënohet një qytetarë për mos respektim të masave antiCOVID.

“Mos respektimi i distancës dhe mos mbajtja e maskës gjobitet me 35 euro. Nëse qytetari i infektuar tenton ose qarkullon jashtë izolimit dënohet me 500 euro gjobë. Me 500 euro dënohet edhe ai qytetar i cili refuzon mjekimin dhe karantinimin kur hyn në Kosovë”, thuhet në këtë video.

Ndryshe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një intervistë për Telegrafin ka thënë se pavarësisht uljes së rasteve, janë duke i bërë përgatitjet e duhura për fazën e vjeshtës dhe dimrit për të parandaluar infektimin me COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here