Home Uncategorized Vritet në Serbi pronari i kompanisë kosovare “Selo Tours”: Ka të plagosur

Vritet në Serbi pronari i kompanisë kosovare “Selo Tours”: Ka të plagosur

100
0

Sonte në Novi Pazar është vrarë pronari i agjensionit turistik në Prishtinë, Selo Tours, derisa është plagosur edhe një tjetër, shkruan Gazeta Metro.

Gazeta Metro mëson se vrasjes i parapriu një grindje e ashpër mes dy burrave, gjatë së cilës njëri prej tyre nxori një armë dhe qëlloi disa të shtëna në drejtim të tjetrit, i cili vdiq në vend. Viktima është burri me inicialet S.J.

Nuk dihet ende nëse personi i plagosur ishte kalimtar apo njëri nga të dyshuarit.

Pas të shtënave, vrasësi është në arrati dhe policia po e kërkon. Rezultatet e para të hetimit tregojnë se para vrasjes, ai gjuajti me armë dhe plagosi një njeri në këmbë, dhe se më pas vrasësi i panjohur deri më tani gjuajti disa plumba nga arma dhe vrau S.J.

Policia dhe prokurori i detyrës po kryejnë një hetim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here