Home Uncategorized Së shpejti fillojnë dasmat dhe hapen diskotekat

Së shpejti fillojnë dasmat dhe hapen diskotekat

99
0

Së shpejti fillojnë dasmat dhe hapen diskotekat

Përfaqësues të Odes Hoteliere dhe Turizmit të Kosovës ne krye me Hysen Sogojeva, Kryetar, Visar Demolli, Drejtor Ekzekutiv, Afrim Muqiqi, Drejtor i Departamentit te Estrades, Shkelzen Jetishi, Edona Llaloshi dhe Shemsije Dermaku, sot datë 28.09.2020 ishin në takim me Ministrin e Shëndetësisë z. Zemaj ku u dakorduan që në menyrë institucionale, sa më shpejtë të hapen edhe ahengjet familjare, klubet e nates etj., duke pas parasysh rënien e numrit të rasteve me covid 19.

Gjithashtu duke pasur parasysh që tani edhe disa shtete kanë hequr karantinën për Kosovën si psh Zvicrra, Austria dhe kjo do t’i mundësonte mbajtjen e ahengjeve familjare dhe një arsyje më shumë për gyrbetqarët për të vizituar Kosovën e që njëkohësisht do t’i kontribonin ekonomisë së Kosovës.

OHTK-ja do të dërgon një manual Ministrisë së Shëndetsisë, IKSHPK dhe organeve relevante, dhe shumë shpejtë do të marrim dritën e gjelbërt për fillimin e mbajtjes së ahengjeve , dasmave, klubeve të natës etj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here