Home Uncategorized Elvis Naçi jep lajmin e mrekullueshëm: Falë shqiptarëve dhe falë të madhit...

Elvis Naçi jep lajmin e mrekullueshëm: Falë shqiptarëve dhe falë të madhit Zot kjo vogëlushe do jetojë!

273
0

Tre ditë më parë, bamirësi Elvis Naçi, publikoi në rrjetin e tij social facebook një apel për ndihmë, ku të qarat e një vajze të vogël të th yenin zemrën.

Bëhet fjalë për Tuanën, vetëm 2 vjeç e cila vuan nga “Ane mi Heto limike Au toimune”, sëmundje e cila ia ka vështirësuar shumë jetën në fillimet e saj. Thirrja për ndihmë u bë nga nëna e vogëlushes, e cila shprehej se një spital në Itali kishte marrë përsipër kurimin e sëmundjes, por ndërhyrja dhe avioni privat kushtonin 50 mijë euro.

Menjëherë pas kësaj Naçi vizitoi personalisht vajzën e sëmurë dhe u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në misionin e radhës, për të shpëtuar një jetë që sapo ka lulëzuar. Ai u shpreh besimplotë se shqiptarët do të bënin mrekullinë, siç kanë bërë gjithmonë dhe sot pas tre ditësh ai ka dhënë lajmin e madh.

Përmes një tjetër postimi në Facebook, Elvis Naçi ka njoftuar se shuma prej 50 mijë Eurosh është mbledhur dhe se Tuana do të niset shumë shpejt drejt Italisë. Ky lajm ka gëzuar pa masë, jo vetëm nënën e Tuanës, por të gjithë shqiptarët të cilët kountribuan apo edhe ndanë dhim bjen me familjen e vogëlushes.

Faleminderit te Madhit Zot dhe pastaj te gjithe Shqiptareve per mbledhjen e 50 mije eurove per Tuanen, neser ajo niset per ne Itali. Zot sheroje dhe begatoi te gjithe Shqiptaret qe e ndihmuan. Amin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here