Home Uncategorized Kështu do jetë moti ditët e fundit të shtatorit dhe fillimit të...

Kështu do jetë moti ditët e fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit

97
0

Në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Herë pas here priten riga lokale shiu të intensitetit kryesisht të dobët dhe mesatar.

Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Gjatë orëve të hershme të mëngjesit vende-vende reshjet do të jenë intensive, kurse gjatë ditës priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, më intensive në veriperëndim të vendit.

Rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë nesër priten në Mal të Zi, kurse në Maqedoninë Veriore priten alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. Herë pas here mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu.

Edhe të martën në tërë rajonin pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu. Vende-vende mund të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e mërkura pritet përmirësim gradual i motit, kurse nga e enjta do të kemi ngritje të temperaturave./Meteoballkan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here